KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kuvendi miraton 15 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës, Haxhiu e Aleancës e kritikon përbërjen

Kuvendi miraton 15 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës, Haxhiu e Aleancës e kritikon përbërjen

Kuvendi i Kosovës ka miratuar emërimin e 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, me 67 vota për, një kundër dhe katër abstenime.

Gjatë seancës plenare, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrullah Çeku, ka prezantuar emrat e anëtarëve të propozuar për këtë këshill.

Në përbërjen e re bëjnë pjesë: Aliriza Arenliu, Arbnora Dushi, Armand Daci, Arven Syla, Besnik Krasniqi, Emine Kalaja-Hajdari, Fetah Podvorica, Ibrahim Krasniqi, Majlinda Bregasi, Mentor Alishani, Mihone Kerolli-Mustafa, Mimoza Ibrani, Myzafere Krasniqi, Tringa Dedi dhe Valmir Krasniqi.

Kryetari i Komisionit për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se përbërja e propozuar është shqyrtuar në mbledhjen e 9 nëntorit 2026, në bazë të kërkesës së Qeverisë së Kosovës.

“Komisioni për Arsim e Shkencë në bazë të nenit 29, 30 dhe 110 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 09.11.2026, ka shqyrtuar kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës me numër 07/08 të datës 28.10.2026 dhe i rekomandon Kuvendit të Kosovës si Komision për Arsim që ta votojë këtë përbërje”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se grupi parlamentar që përfaqëson do ta mbështesë listën e propozuar.

Në anën tjetër, deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka shprehur rezerva për përbërjen e Këshillit, duke ngritur pikëpyetje lidhur me përfaqësimin dhe kriteret profesionale të disa prej emrave të propozuar.

Ajo ka vlerësuar se Këshilli duhet të përbëhet nga personalitete që kanë kredibilitet profesional dhe që mund t'i japin vlerë këtij institucioni.

“Me shumë sinqeritet ju them që ky këshill do të duhej të ishte funksional dhe kjo listë vërtet do të duhej të na përbashkonte, në mënyrë që vërtet të kemi anëtarë që i bëjnë nder këtij këshilli”, ka thënë Haxhiu.

Duke përmendur në veçanti Fetah Podvoricën, ajo ka vlerësuar kontributin e tij profesional, por ka kritikuar përbërjen e përgjithshme të listës.

“Ka emra të përveçëm që kanë qenë si Fetah Podvorica, që vërtet ka një emër në vete, që e ka ndërtuar. Por, ashtu siç ju thashë dhe pak më herët, ka emra që jo vetëm që nuk e kanë edhe shkollimin që do të duhej t’i bënin nder këtij këshilli”, është shprehur ajo.

Haxhiu ka pretenduar gjithashtu se lista e propozuar është e dominuar nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mund t’ju them me shumë sinqeritet për PDK-në mbi të gjitha, që kjo listë është 90% Vetëvendosje”, ka deklaruar deputetja.

Ajo ka përmendur edhe emrin e Majlinda Bregasit, duke rikujtuar një deklarim të saj lidhur me Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

“Po jua rikujtoj Majlinda Bregasin: ‘Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti’. Edhe një herë për ju që nuk e dëgjuat mirë: ‘Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti’”, ka thënë Haxhiu.

Pavarësisht kritikave të ngritura gjatë debatit parlamentar, Kuvendi ka votuar pro emërimit të 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.