KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kadrijaj: Në përzgjedhjen e bordeve ka interferenca politike, kandidatët me integritet po tërhiqen

Kadrijaj: Në përzgjedhjen e bordeve ka interferenca politike, kandidatët me integritet po tërhiqen

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kritikuar proceset e përzgjedhjes së kandidatëve për borde në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe agjencione të tjera.

Ajo ka thënë se këto procese nuk po zhvillohen mbi bazën e meritokracisë, duke pretenduar se vlerësimi i kandidatëve në intervista është bërë në mënyrë të padrejtë dhe me ndikime politike, shkruan IndeksOnline.

Kadrijaj ka deklaruar se ka pasur raste kur kandidatët që kanë treguar performancë të dobët në intervista janë vlerësuar me pikët maksimale, ndërsa ata që kanë dëshmuar përgatitje dhe kanë merituar vlerësim më të lartë, janë vlerësuar me pikë minimale.

Sipas saj, kjo mënyrë e përzgjedhjes ka ndikuar që kandidatët me integritet të tërhiqen nga gara, pasi nuk kanë besuar në drejtësinë e procesit.

“Ka interferenca politike. Ai që i ka më shumë kriteret politike për të qenë në bord apo në agjenci, ka dalë i përzgjedhur”, ka deklaruar Kadrijaj.

Ajo ka vënë në pikëpyetje integritetin e komisioneve vlerësuese, duke thënë se në këto procese po mbizotërojnë interesat politike dhe jo kriteret profesionale./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.