Portieri legjendar i Bayern Munichut, Manuel Neuer, po përballet me vëmendje të madhe mediatike për jetën e tij private, pas raportimeve për ndarjen nga bashkëshortja e tij, Anika Neuer.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, çifti i ka dhënë fund martesës vetëm pak muaj pasi u bënë prindër për herë të dytë. Ndarja ka shkaktuar bujë në Gjermani, pasi ata konsideroheshin një nga çiftet më harmonike në botën e futbollit.
Ndërkohë, Anika ka thyer heshtjen përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një mesazh të ashpër kundër tradhtisë gjatë shtatzënisë.
“Të tradhtosh një grua shtatzënë është një nivel i veçantë i së keqes”, thuhet ndër të tjera në reagimin e saj.
Nga ana tjetër, Neuer ka refuzuar të komentojë detajet e ndarjes, duke preferuar që jeta e tij private të mbetet jashtë vëmendjes publike.
Ndërkohë, mediat gjermane kanë raportuar edhe për një afërsi të mundshme të portierit me një fizioterapiste të re, por këto pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
/GazetaBlic Sport/

