Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të zhvilluar seancën e radhës.
Si pikë e rendit të parë të ditës ishte votimi i për propozim-rezolutën nga interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barërave onkologjike.
Por deputetët e Kuvendit i thanë jo këtij propozimi.
Shumica e tyre votuan kundër kësaj rezolute dhe kësisoj nuk është arritur që të miratohet rezoluta e propozuar.
Me 26 vota pro dhe 49 kundër propozimi dështoi./Lajmi.net/

Burimi: lajmi.net ↗

