Nichi ka tentuar të sqarohet me Antonetën në dhomën e gjumit, pas debatit që patën gjatë festës së mbajtur mbrëmë në shtëpi.
Gjatë bisedës, ai i tha Antonetës se pasi kishte kaluar pengesën që kishte për shkak të diferencës në moshë, kishte vendosur ta bënte për vete, por tashmë e sheh njëjtë si banorët e tjerë.
“Unë ta them një send në sy, në paç pas respekt, se nuk e besoj atë moment që e kam fshi atë pengesën që thojsha puna e moshës, pikë loje s'kam pasë me ty. Që atëherë në mujsha me të ba për vete, sen tjetër jo. Ti mem ba stile me kërcy me ata, tu kon puna e zonjës. A po të pëlqejnë dramat, a po të pëlqen me u shkru serial për neve? Ke shku prej njeriut ma të dashur te ma i urryer. Të shoh njëjtë si Likun e Akilin”, i tha Nichi.
Banorja nuk i ka kthyer përgjigje dhe ka vazhduar të qëndrojë shtrirë.
Për reagimin e plotë, ndiq videon më poshtë:

