KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

E sotmja sjell mot të vranët dhe reshje shiu

E sotmja sjell mot të vranët dhe reshje shiu

E enjtja në Kosovë pritet të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu, të cilat gjatë ditës, sidomos pasdite dhe në mbrëmje, mund të intensifikohen në formë të rrebesheve lokale.

Reshjet pritet të shoqërohen edhe me shkarkesa rrufesh, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit, ku parashikohen edhe reshjet më intensive. Situata mund të krijojë kushte për vërshime lokale, sidomos në pjesën jugperëndimore të këtij rajoni.

Ndërkohë, temperaturat do të shënojnë rritje për shkak të depërtimit të masave të ngrohta ajrore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8 deri në 11 gradë Celsius.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.