Bruno Fernandes pranoi se lojtarët e Man United do të nxjerrin mësime nga barazimi 2-2 kundër Sporting, në përballjen e Ligës së Kampionëve për sezonin 2026/27.
Pas ndeshjes, ai deklaroi për TNT Sports: “Ne marrim përgjegjësinë për gjithçka që bëjmë mirë dhe për gjithçka që bëjmë keq.
“Pra, mendoj se gjëja kryesore, dhe ajo më e rëndësishmja, është të kuptojmë se duhet të jemi të bashkuar, si në momentet e mira ashtu edhe në ato të këqija. Dhe kjo nuk do të ndryshojë besimin që kemi te njëri-tjetri.”
Ai foli gjithashtu për atë që Mauricio Pochettino u tha lojtarëve në pushimin mes pjesëve: “Në pushim, trajneri kërkoi më shumë agresivitet dhe më shumë lojtarë në sulm. Goli i parë erdhi pikërisht nga kjo.
“Na duhen pikë për të kaluar më tej. Duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës. Tani është koha për t’u rikthyer te Premier League. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të luftojmë me mish e me shpirt.”
/GazetaBlic Sport

