Manchester United po kalon një periudhë tejet të vështirë sa i përket disiplinës në fushë, duke regjistruar një bilanc shqetësues në ndeshjet e fundit.
“Djajtë e Kuq” kanë marrë plot katër kartonë të kuq në pesë takimet e tyre të fundit në të gjitha garat, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë dhe rezultatet e skuadrës, transmeton IndeksOnline.
Më poshtë janë katër rastet e ndëshkimeve të rënda për lojtarët e United në këtë seri ndeshjesh:
Bullet Lisandro Martínez – ndaj Chelseat
Bullet Matheus Cunha – ndaj Romës
Bullet Leny Yoro – ndaj Liverpoolit (karton i anuluar më pas)
Bullet Youri Tielemans – ndaj Sporting CP
Përjashtimi i fundit erdhi në barazimin 2:2 ndaj Sporting CP në Ligën e Kampionëve, duke e konfirmuar edhe një herë problemin me nervozizmin dhe mungesën e kontrollit te futbollistët e gjigantit anglez.

