Aeroplani i skuadrës së Beshiktashit nuk ka mundur të ulet në Batumi të Gjeorgjisë për shkak të motit të keq, ndaj është devijuar drejt qytetit Rize, në verilindje të Turqisë. Klubi njoftoi të mërkurën se skuadra do të vazhdojë udhëtimin drejt qytetit gjeorgjian me autobus.
Klubi turk ishte nisur për ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Evropës kundër Hapoel Beer-Shevas, e cila do të zhvillohet të enjten në Batumi.
Beshiktashi konfirmoi devijimin e fluturimit për shkak të motit të keq dhe uljen e sigurt, por nuk i konfirmoi raportimet për goditjen nga rrufeja.
Për shkak të vonesës, është anuluar konferenca e paralajmëruar për media e trajnerit Vincenzo Italiano.
Ndeshja ndërmjet Beshiktashit dhe Hapoel Beer-Shevas fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në Stamboll, por UEFA e zhvendosi atë në Batumi për arsye sigurie.

