KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Spektakël me katër gola në Paris

Spektakël me katër gola në Paris

Paris Saint-Germaini dhe Roma kanë ndarë pikët në një përballje spektakolare, e cila përfundoi me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra italiane e nisi në mënyrën më të mirë takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e pestë. Mario Hermoso shënoi nga afërsia pas asistimit të Matias Soules, duke befasuar vendasit.

PSG reagoi dhe arriti të barazonte në minutën e 31-të. Ilya Zabarnyi realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Senny Mayulu, duke rikthyer baraspeshën.

Pjesa e dytë solli edhe më shumë emocione, ndërsa dy skuadrat fituan nga një penallti. Fillimisht, në minutën e 62-të, Ousmane Dembele u tregua i saktë nga pika e bardhë, pasi gjyqtari akordoi penallti për PSG-në pas ndërhyrjes së VAR-it.

Roma nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte golin e barazimit. Pas një tjetër rishikimi me VAR, këtë herë për një prekje të topit me dorë nga Vitinha, gjyqtari akordoi penallti për mysafirët.

Donyell Malen mori përgjegjësinë në minutën e 78-të dhe realizoi saktë nga pika e bardhë për rezultatin 2-2.

Deri në fund, asnjëra skuadër nuk arriti të gjente golin e fitores, duke bërë që ndeshja të mbyllej me ndarje të pikëve.

Për PSG-në kjo është humbja e parë e pikëve në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, ndërsa Roma largohet nga Parisi me një rezultat të rëndësishëm. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.