KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Vesa Luma emocionohet nga ajo që sheh nëpediatri: “Shëndeti i fëmijëve është mbi gjithçka”

Vesa Luma emocionohet nga ajo që sheh nëpediatri: “Shëndeti i fëmijëve është mbi gjithçka”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka ndarë një mesazh prekës me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, pas një vizite në repartin e pediatrisë.

Luma ka treguar se gjatë një kontrolli rutinor te mjeket që ndjekin Lianin, është përballur me pamje që e kanë emocionuar thellë. Ajo ka parë dhoma të mbushura me fëmijë të sëmurë dhe prindër që qëndronin pranë tyre, të lodhur dhe të shqetësuar, shkruan Indeksonline.

Një moment që e ka prekur veçanërisht këngëtaren ishte të qarat e një vajze të vogël, e cila ishte lodhur nga trajtimi për diabetin, ndërsa nëna e saj përpiqej ta qetësonte duke e përqafuar.

Përmes këtij postimi, Vesa ka rikujtuar rëndësinë e shëndetit të fëmijëve dhe vlerën e çdo dite që ata kalojnë mirë, duke bërë thirrje për më shumë solidaritet me prindërit që përballen me sfida të tilla.

Në fund, ajo ka shprehur mirënjohje për të gjithë mjekët e pediatrisë, duke vlerësuar punën e tyre të palodhshme në kujdesin ndaj fëmijëve.

“Një përqafim për të gjithë mjekët e pediatrisë për punën më të rëndë dhe më të madhe që bëjnë për fëmijët tanë”, ka shkruar Vesa Luma./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.