Barcelona ka regjistruar një fitore të thellë dhe bindëse në udhëtim ndaj skuadrës azerbajxhanase Sabah FC, duke triumfuar me rezultat 1-4 në një ndeshje të dominuar nga katalanasit.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick e zhbllokoi rezultatin në minutën e 31-të, kur Anthony Gordon përfitoi nga një top i kthyer në zonë dhe shënoi nga afërsia për 0-1.
Vetëm dy minuta më vonë, Gordon dërgoi sërish topin në rrjetë, por goli u anulua pas rishikimit me VAR për pozicion jashtë loje shkruan IndeksOnline.
Në pjesën e dytë, Barcelona rriti ritmin dhe e zgjidhi dilemën e fituesit brenda nëntë minutash. Fillimisht, Anthony Gordon dyfishoi epërsinë në minutën e 51-të, duke kompletuar dygolëshin personal, ndërsa në minutën e 55-të Karim Adeyemi realizoi lehtësisht për 0-3 pas asistimit të Alejandro Baldes.
Në minutën e 60-të ishte radha e Gabriel Jesus, i cili shënoi për 0-4 pasi u gjend më së miri në zonë pas një topi të kthyer.
Vendasit e Sabah FC arritën të shënonin golin e nderit në minutën e 63-të përmes Joy-Lance Mickels, i cili finalizoi nga afërsia pas pasimit të Christian Nwachukwut për 1-4.
Deri në fund të takimit, Barcelona pati edhe disa raste të tjera të pastra për të thelluar rezultatin, ku spikat goditja e Karim Adeyemit në traversë në minutën e 80-të, por rezul

