Zakonisht, Republikën e Kosovës në Samitin mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, e ka prezantuar presidentja.
Por, në takimin e këtij 25 nëntori, shteti më i ri i Evropës, u përfaqësua nga kryeministri, Albin Kurti.
Nga Prishtina në Bruksel, shkoi me një kërkesë që e përsëritë me vite, bllokut 27 anëtarësh i thotë se më në fund Kosovës, duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat.
Për këtë gjë. aplikimi ishte bërë më 15 dhjetor 2022.
Kurti, paraqiti edhe kërkesa specifike që janë në adresë të Serbisë, duke kërkuar arrestimin dhe dorëzimin e Milan Radoiçiqit.
Në Samitin e Madh BE-Ballkani Perëndimor pritet të miratohet Deklarata e Përbashkët, ku zgjerimi përshkruhet si një mundësi reale që duhet shfrytëzuar dhe si investim gjeostrategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin evropian.

