KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Liverpooli arrin marrëveshje me talentin 16-vjeçar nga Senegali, Sidy Barhama Ndiaye

Liverpooli arrin marrëveshje me talentin 16-vjeçar nga Senegali, Sidy Barhama Ndiaye

Liverpooli ka hedhur një hap të rëndësishëm për të ardhmen, duke arritur marrëveshje verbale për transferimin e sulmuesit të krahut 16-vjeçar nga Senegali, Sidy Barhama Ndiaye, përcjell IndeksOnline.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka përdorur shprehjen e tij të famshme “here we go” për të vulosur këtë operacion, transmeton IndeksOnline.

🚨🇸🇳 Liverpool have verbally agreed deal to sign 16 year old winger Sidy Barhama Ndiaye, here we go!

Senegalese talent to join in January 2028, when he turns 18.

Ndiaye was already at Liverpool on trial in 2025 and ready to become #LFC player for future. pic.twitter.com/DrBIfNkPJR

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 25, 2026

Sipas raportimeve, talenti senegalez do t’i bashkohet zyrtarisht “The Reds” në janar të vitit 2028, në momentin kur të mbushë 18 vjeç.

Ndiaye nuk është një emër i panjohur për stafin e klubit anglez, pasi ai ka qenë tashmë në prova te Liverpooli gjatë vitit 2025, ku ka lënë përshtypje të mira dhe tashmë është gati të bëhet pjesë e projektit afatgjatë në “Anfield”. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.