KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Marta Kos nesër në Kuvend, negociatat e Shqipërisë me BE-në në fokus të takimit me deputetët

Marta Kos nesër në Kuvend, negociatat e Shqipërisë me BE-në në fokus të takimit me deputetët

Komisionerja për Zgjerimin në Komisionin Europian, Marta Kos, do të zhvillojë ditën e nesërme një takim në Kuvendin e Shqipërisë, ku në fokus do të jetë procesi i negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Takimi organizohet nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE), me pjesëmarrjen e bashkëkryetarëve të këtij këshilli, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku, shkruan Top Channel.

Sipas njoftimit të Kuvendit, pas fjalëve përshëndetëse të përfaqësuesve, takimi do të vijojë me diskutime nga përfaqësues të grupeve të interesit dhe komisioneve parlamentare, të cilët do të ndajnë qëndrimet e tyre mbi ecurinë dhe sfidat e procesit të negociatave.

Në vijim, diskutimeve do t’u bashkohen edhe përfaqësues të grupeve parlamentare dhe deputetë, të cilët do të kenë mundësinë të parashtrojnë pikëpamjet e tyre lidhur me negociatat me Bashkimin Europian. Fjala përmbyllëse do t’i takojë Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.