KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tahiri reagon pas përleshjes në Kuvendin e Mitrovicës: Pasojë e arrogancës dhe qeverisjes së mbrapshtë

Tahiri reagon pas përleshjes në Kuvendin e Mitrovicës: Pasojë e arrogancës dhe qeverisjes së mbrapshtë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri ka reaguar pasi një përplasje fizike ka ndodhur sot në korridorin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, mes asamblistit të PDK-së, Artan Berisha, dhe shoferit të kryetarit të komunës, Faton Peci, Mon Neziri.

Për këtë, Tahiri ka thënë se është pasojë e arrogancës, papërgjegjësisë dhe qeverisjes së mbrapshtë që është instaluar në qytetin e tyre.

“Ky pushtet abuziv e ka shndërruar Kuvendin Komunal në arenë provokimesh e përplasjesh fizike, ndërkohë që në prapaskenë po bën pazare me pronat publike. Nuk do ta lejojmë askënd t’i keqpërdorë pasuritë e Mitrovicës për interesa politike, personale apo klienteliste. Kushdo që tenton ta bëjë këtë, do të na ketë përballë! Pronën publike dhe interesin e qytetarëve do t’i mbrojmë në çdo mënyrë dhe me çdo kusht!”, ka shkruar Tahiri. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.