KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Manuel Neuer dyshohet se i kërkoi divorc bashkëshortes pak ditë pas lindjes së djalit, fotografohet me një tjetër grua

Manuel Neuer dyshohet se i kërkoi divorc bashkëshortes pak ditë pas lindjes së djalit, fotografohet me një tjetër grua

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, raportohet se i ka komunikuar bashkëshortes së tij, Anika, dëshirën për t’i dhënë fund martesës vetëm pak ditë pas lindjes së djalit të tyre të dytë, shkruan gazeta gjermane Bild.

Sipas raportimeve, Neuer është larguar nga shtëpia e përbashkët pranë liqenit Tegernsee, derisa Anika ka mbetur me dy fëmijët dhe po kërkon një banesë të re pranë Mynihut.

Ndërkohë, portieri 40-vjeçar është fotografuar në Brazil në shoqërinë e një gruaje 23-vjeçare, e cila, sipas Bild, është fizioterapistja e tij.

Manuel dhe Anika

Mediat raportojnë se të dy kanë kaluar kohë së bashku edhe në Sicili, në fund të shtatorit, duke ngritur dyshime se marrëdhënia e tyre mund të ketë kaluar përtej asaj profesionale.

Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në Gjermani, veçanërisht për shkak të momentit kur Neuer dyshohet se ka vendosur t’i japë fund martesës.

Megjithatë, futbollisti nuk ka komentuar publikisht raportimet, ndonëse as bashkëshortja e tij nuk ka reaguar deri më tani.

Neuer dhe Anika u martuan në nëntor të vitit 2023. /Telegrafi/

Anika dhe Manuel

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.