KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rimbursimi i pajisjeve për diabetikët, Tip1omël kërkon përgjigje nga Qeveria

Rimbursimi i pajisjeve për diabetikët, Tip1omël kërkon përgjigje nga Qeveria

Organizata Tip1omël ka ngritur shqetësimin për mungesën e mbështetjes institucionale ndaj personave që jetojnë me diabet në Kosovë, duke kërkuar nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë masa konkrete për mbulimin e nevojave të tyre shëndetësore.

Përmes një reagimi publik, organizata thekson se Kosova vazhdon të ketë mangësi serioze në rimbursimin e pajisjeve dhe medikamenteve për menaxhimin e diabetit.

Sipas Tip1omël, nuk bëhet fjalë vetëm për sensorët CGM, të cilët ende nuk rimbursohen, por edhe për shiritat testues për matjen e glukozës, si dhe vështirësitë në qasjen ndaj disa llojeve të insulinës.

Organizata vë në dukje se ndërkohë që vendet e rajonit po ndërmarrin hapa drejt mbulimit të teknologjive moderne për menaxhimin e diabetit në Kosovë barra financiare vazhdon të mbetet mbi pacientët dhe familjet e tyre.

Në këtë drejtim, Tip1omël ka përmendur edhe vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë për të filluar nga viti 2027 rimbursimin e sensorëve për fëmijët me diabet, duke shpresuar që kjo nismë të shërbejë si shembull edhe për institucionet e Kosovës.

Organizata kërkon përgjigje konkrete nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Deri kur fëmijët dhe familjet në Kosovë do të presin për mbështetjen që meritojnë? Ne nuk kërkojmë privilegj, por qasje të barabartë në trajtim dhe teknologji që na lehtësojnë jetën. Fëmijët me diabet në Kosovë meritojnë të njëjtat mundësi. Është koha për veprim”, thekson Tip1omël. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.