KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madridi po mendon ta rikthejë Jose Mourinhon

Real Madridi po mendon ta rikthejë Jose Mourinhon

Trajneri portugez, Jose Mourinho mund të rikthehet te Real Madridi në të ardhmen e afërt për të qenë pasuesi afatgjatë i Xabi Alonsos.

Gazetari i mediumit COPE, Alfredo Relano, pretendon se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, po mendon të rikthejë Mourinhon, ndërsa kritikon emërimin e Alvaro Arbeloas si trajner i ri pas shkarkimit të Alonsos.

“Florentino nuk është më njeriu që ishte dikur; kohët e fundit, ai ka humbur çdo penallti. Opinioni publik ishte qartësisht më shumë në anën e Xabi Alonsos. Ne kemi parë gjithçka që ka ndodhur drejtpërdrejt, përfshirë edhe përvojën e tij të hidhur”, ka thënë fillimisht Relano.

“Arbeloa nuk është një figurë që frymëzon askënd. Qëllimi i tij përfundimtar është ta rikthejë Mourinhon. Ai aktualisht po shkakton trazira te Benfica, pikërisht që ta shkarkojnë”.

“Mourinho ishte i vetmi me të cilin Florentino Perez ka qenë i kënaqur. Nuk do të habitem aspak nëse ai do ta sillte përsëri”, përfundoi gazetari i njohur. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.