KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

IKShPK apelon qytetarët: Mos përdorni antibiotikë për gripin dhe ftohjen!

IKShPK apelon qytetarët: Mos përdorni antibiotikë për gripin dhe ftohjen!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për përdorim të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të antibiotikëve, duke rikujtuar se këto barna nuk janë zgjidhje për çdo infeksion.

Në kuadër të Javës Botërore të Ndërgjegjësimit për Rezistencën Antimikrobike, IKShPK ka këshilluar qytetarët që të mos përdorin antibiotikë për ftohje, grip apo dhimbje fyti me origjinë virale.

Instituti ka apeluar gjithashtu që antibiotikët të mos ndahen me persona të tjerë dhe barnat e mbetura të mos ruhen për përdorim të mëvonshëm.

Sipas IKShPK-së, antibiotikët duhet të përdoren vetëm me këshillën e profesionistëve shëndetësorë.

“Përdorimi i përgjegjshëm i antibiotikëve sot, mbron shëndetin e të gjithëve nesër!”, thuhet në apelin e institutit

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.