Tensione dhe pakënaqësi janë shprehur në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa, ku deputetët Teuta Haxhiu dhe Avdullah Hoti kanë reaguar lidhur me mënyrën e zhvillimit të diskutimeve.
Gjatë mbledhjes, Haxhiu kërkoi që deputetët të trajtohen me respekt, duke theksuar se nuk mund të pritet që ata të kuptojnë çështjet pa pasur mundësi t’i lexojnë paraprakisht materialet.
“Duhet të respektohet deputeti, nuk jam nga ata persona që kuptojë pa lexuar…”, u shpreh Haxhiu, duke shfaqur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si po zhvillohej mbledhja, raporton IndeksOnline.
Ndërkohë, edhe deputeti Hoti shprehu pakënaqësi në Komisionin për Buxhet dhe Financa, duke kritikuar mënyrën se si po kërkohej nga deputetët të merrnin pjesë në votim.
“Nuk është serioze me ju kërku deputetëve me çu dorën…”, deklaroi Hoti.

