KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryeprokurori i Shtetit dhe Auditorja e Përgjithshme zotohen për bashkëpunim në luftimin e keqpërdorimit të parasë publike

Kryeprokurori i Shtetit dhe Auditorja e Përgjithshme zotohen për bashkëpunim në luftimin e keqpërdorimit të parasë publike

Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, priti në takim Auditorën e Përgjithshme, znj. Vlora Spanca.

Në fokus të diskutimeve të përbashkëta ndërmjet Kryeprokurorit të Shtetit dhe Auditorës së Përgjithshme ishte zbatimi sa më efikas i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërinstitucional që ka të bëjë me trajtimin e rasteve të adresuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit në institucionin e Prokurorit të Shtetit, në të cilat raste dyshohet se ka elemente të veprave penale, veçanërisht të mashtrimit në financat publike.

Po ashtu, u diskutua për vazhdimin e punëtorive të përbashkëta me qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale, me synim forcimin e kapaciteteve për identifikimin dhe trajtimin sa më efektiv të rasteve që mund të përbëjnë vepra penale.

Të dyja palët u dakorduan që, në respektim të kompetencave dhe përgjegjësive ligjore të secilit institucion, të vazhdojnë thëllimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në funksion të luftimit të keqpërdorimit të parasë publike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.