Republika e San Marinos po përgatitet të mirëpresë mijëra vizitorë me rastin e edicionit të 24-t të festivalit “Christmas of Wonders”, një nga aktivitetet kryesore festive të sezonit dimëror.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të turizmit të San Marinos, festivali “Christmas of Wonders” do të mbahet nga 28 nëntori 2026 deri më 6 janar 2027, duke sjellë një program të pasur me aktivitete dhe atraksione festive për vizitorët.
Tema e këtij edicioni është “Step into the Fairytale, Breathe in the Magic”, ndërsa organizatorët kanë përgatitur një program që përfshin shfaqje, punëtori kreative, aktivitete për fëmijë dhe përvoja gastronomike.
Një prej atraksioneve kryesore do të jetë Fshati i Elfëve, i dedikuar për fëmijët, ndërsa vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë edhe patinazhin në akull dhe instalacionet e ndriçuara në rrugët historike të qytetit.
Ndriçimi zyrtar festiv do të nisë më 26 nëntor në Piazza della Liberta.
Hyrja në festival do të jetë falas, duke e bërë San Marinon një nga destinacionet interesante për një udhëtim gjatë sezonit të festave.
Organizatorët synojnë që edhe këtë vit eventi të tërheqë vizitorë nga vende të ndryshme, duke promovuar turizmin dhe trashëgiminë kulturore të republikës së vogël evropiane.

