Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në zonën që kishte vërshime, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë.
Sipas njoftimit për media, Policia fton pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në këtë stacionin policor në Graçanicë për tërheqjen e tyre.
“Njoftohen qytetarët, se në zonën që kishte vërshime, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë. Andaj, ftohen pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në këtë stacion policor për tërheqjen e tyre”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/