KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Mbi një shekull inovacion që e bën jetën në shtëpi më të lehtë

Mbi një shekull inovacion që e bën jetën në shtëpi më të lehtë

Në një kohë kur teknologjia po ndryshon mënyrën se si jetojmë, kujdesemi për shtëpinë dhe organizojmë përditshmërinë, Whirlpool mbetet një nga emrat me traditën më të gjatë në industrinë e pajisjeve elektroshtëpiake. Me rrënjë që datojnë nga viti 1911 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, brendi ka ndërtuar ndër vite një histori të bazuar në inovacion, cilësi dhe një vizion të qartë: përmirësimin e jetës në shtëpi.

Filozofia e Whirlpool mbështetet në një ide të thjeshtë, por thelbësore: teknologjia ka vlerë të vërtetë kur u shërben njerëzve dhe ua lehtëson aktivitetet e përditshme. Pikërisht kjo qasje reflektohet në zhvillimin e pajisjeve që ndërthurin performancën e avancuar, funksionalitetin intuitiv dhe dizajnin bashkëkohor.

Një ndër elementet më karakteristike të identitetit teknologjik të Whirlpool është 6TH SENSE, teknologjia inteligjente që përdor sensorë për të analizuar kushtet e përdorimit dhe për të përshtatur automatikisht parametrat e pajisjes. Në varësi të kategorisë dhe modelit, ajo optimizon proceset e larjes së rrobave, larjes së enëve dhe ruajtjes së ushqimit, duke kontribuar në rezultate efikase dhe duke reduktuar nevojën për ndërhyrje manuale.

Megjithatë, inovacioni për Whirlpool nuk kufizohet vetëm te teknologjia. Dizajni ergonomik, kontrollet intuitive dhe vëmendja ndaj detajeve janë pjesë e një përvoje të menduar për t’iu përshtatur stilit të jetesës moderne. Çdo pajisje synon të kombinojë estetikën me funksionalitetin, duke sjellë më shumë rehati dhe prakticitet në ambientet e shtëpisë.

Pas më shumë se një shekulli histori, Whirlpool vazhdon të mbështetet në të njëjtën filozofi që e ka shoqëruar që nga fillimet: inovacioni duhet të ketë kuptim në jetën e përditshme. Sepse një shtëpi moderne nuk ka nevojë vetëm për pajisje të avancuara, por për zgjidhje që e bëjnë jetën më të lehtë.

Whirlpool është i pranishëm edhe në tregun e Kosovës përmes Neptun, ku konsumatorët mund të zbulojnë linjën e pajisjeve dhe teknologjive të brendit për nevojat e shtëpisë moderne.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.