KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Veljanoski: Qeveria teknike është një tjetër eksperiment i dështuar që dëmton shtetin

Veljanoski: Qeveria teknike është një tjetër eksperiment i dështuar që dëmton shtetin

Sipas ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski, si qeveria teknike ashtu edhe PSP-ja u imponuan mekanizma ad-hoc me qëllim politik, të cilët sollën mosfunksionim në vend të një sistemi të qëndrueshëm dhe ligjor dhe më në fund duhet të hyjnë në histori.

“Çdo eksperiment ligjor dhe kushtetues shkakton më shumë dëm sesa dobi për shtetin.

Koha dhe përvoja kanë treguar se improvizimet në sistem nuk sjellin cilësi, por mosfunksionim. Kështu ishte me idenë e Qeverisë teknike, kështu ishte edhe me Prokurorinë Speciale Publike (PSP).

Duhet të flasim hapur dhe pa narrativa të rreme.

Këto dy mekanizma nuk u prezantuan për të sjellë më shumë drejtësi ose demokraci. Ato u shpikën dhe u imponuan me një qëllim të vetëm politik – për të instaluar LSDM-në në pushtet dhe për të realizuar idenë e ndryshimit të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Asgjë tjetër. Qytetarët nuk duhet të jenë më subjekt i manipulimit për “përfitimet” e supozuara të këtyre zgjidhjeve ad-hoc”, thotë Veljanovski./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.