Elisa Spiropali ka dalë sot në një konferencë për mediat, një ditë pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së.
E pyetur nga Top Channel-i për këtë largim, Spiropali tha se këtë e merr si dekoratë.
“Jam e para grua brenda 35 vjetësh që përjashtohem, po e marr si dekoratë këtë, meqë kam qenë dhe kryetarja më e re e zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë dhe në këto dy skaje, mendoj se nuk duhet të çuditemi fare. Nuk ka asgjë për t’u habitur për sa kohë ata që duhet të ikin rrinë dhe ata që duhet të rrinë ikin. Mendoj se do kemi shumë për të parë ende. Këtë qëndrim e kam mbajtur edhe pak para protestave të flamengove”, u shpreh ajo.
Burimi: gazetablic.com ↗

