KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Raporti i Kurtit për sukseset qeveritare, Bajrami ia rendit premtimet e parealizuara

Raporti i Kurtit për sukseset qeveritare, Bajrami ia rendit premtimet e parealizuara

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Kurti pas publikimit të arritjeve kryesore të qeverisë “Kurti” 2021-2026.

Bajrami ka ngritur disa pyetje që lidhen me zotimet e Kurtit, siç janë ndërtimi i çërdheve dhe përfundimi i rrugëve nacionale.

“Po bashkimin kombëtar, hekurudhat, digat e kërkimfaljen nga Serbia – a kish raportu se i ka realizu edhe këto”, shkruan Bajrami.

Postimi i plotë:

Çka kish raportu Albini për gjashtë vjet?
A kish raportu se i ka ndërtu 160 çerdhe?
A kish raportu se i ka përfundu rrugët për Podujevë, Pejë e Mitrovicë?
Po rrugën për Gjilan, a kish raportu se e ka përfundu për të 13-ën herë?
A kish raportu se i ka çu hajnat në burg?
A kish raportu se e ka luftu mafinë energjetike?
A kish tregu qysh ju dashtën 6 vjetë me marrë veshë se po blejmë energji nga kompanitë e Serbisë?
A kish raportu qysh i ka rritë rezervat shtetërore?
A kish raportu se i ka mbushë spitalet me barna, siç premtoi?
Po bashkimin kombëtar, hekurudhat, digat e kërkimfaljen nga Serbia – a kish raportu se i ka realizu edhe këto?
Më tregoni çka ka raportu, se ende s’e kam lexu raportin. Jam në Forumin Ekonomik të Riinvestit, ku po flasim për probleme reale të këtij vendi.
Kurti për gjatë gjashtë vjetëve i ka pasë në dispozicion rreth 20 miliardë euro.
Çka kish raportu se ka përfundu me gjithë ato taksa që kanë pagu qytetarët?
Çka ka ndodhë me premtimet e tij?
Çka presin qytetarët përpos rënies së çmimit të biletave me ikë në Gjermani?
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.