Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, në Shkup mbahet marsh protestues kundër femicidit dhe dhunës ndaj grave.
Marshi nis në orën 17:00 nga parku „Gruaja Luftëtare“ dhe përfundon para MPB-së. Iniciativa “Asnjë më shumë“ kërkon përgjegjësi institucionale, mbrojtje në kohë dhe drejtësi për viktimat e dhunës. Në fund të marshit do të mbahet edhe një aksion performativ.
“Kur institucionet janë të shurdhra, le t’i detyrojmë të na dëgjojnë! Nuk do të heshtim!”, thuhet në thirrjen për protestë.
Burimi: telegrafi.com ↗

