Liga e Kampionëve në futboll vazhdon sot me ndeshje tjera interesante të cilat janë të vlefshme për xhiron e pestë.
Nga ora 18:45. Barcelona në Azerbajxhan do të përballet me Sabaun, ndërsa Slavia në Pragë e pret Villarrealin. Dueli më interesant i mbrëmjes pritet të zhvillohet në Parkun e Princave” ku nga ora 21:00 ndeshen PSG – Roma.
Kjo është hera e parë që PSG dhe Roma përballen në një ndeshje zyrtare.
Kampioni aktual i Evropës ka fituar pikët maksimale në katër xhirot e para derisa Roma është në kuotën e katër pikëve.
Në terminin e njejtë nga ora 21:00 zhvillohen edhe keto ndeshje: Atletico Madrid – Viking, Club Brugge – Liverpool, Shakhtar Donetsk – Fenerbahce , Sporting – Manchester United, Inter – Stuttgart dhe Lille – Bayern .

