KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Koreja e Veriut dëbon diplomatin zviceran dhe kërkon mbylljen e zyrës diplomatike në Phenian

Koreja e Veriut dëbon diplomatin zviceran dhe kërkon mbylljen e zyrës diplomatike në Phenian

Vendimi vjen pas sanksioneve të Zvicrës ndaj një kampi për fëmijë në Korenë e Veriut, vetëm disa javë pas rihapjes së zyrës diplomatike.

Koreja e Veriut ka shpallur person non grata drejtuesin e zyrës diplomatike zvicerane në Phenian, Sylvain Astier, duke i dhënë 48 orë kohë për t'u larguar nga vendi.

Vendimi është marrë në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve të vendosura nga Zvicra kundër kampit ndërkombëtar për fëmijë Songdowon, për shkak të pretendimeve për përfshirje në transferimin e fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara nga Rusia.

Autoritetet koreano-veriore kanë kërkuar gjithashtu mbylljen e zyrës diplomatike zvicerane, raporton AP.

Ky zhvillim vjen vetëm pak javë pasi Zvicra rihapi zyrën e saj në Phenian, në kuadër të përpjekjeve për të ruajtur komunikimin diplomatik me Korenë e Veriut.

Zvicra ka deklaruar se vendosja e sanksioneve dhe rihapja e zyrës diplomatike janë dy çështje të ndara.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.