KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tetë ditë paraburgim për personin nga Shkupi i cili theu derën e ambasadës bullgare

Tetë ditë paraburgim për personin nga Shkupi i cili theu derën e ambasadës bullgare

Gjykata Penale i ka caktuar tetë ditë paraburgim banorit të Shkupit i cili të dielën me kërkesë të prokurorisë theu derën e hyrjes së Ambasadës bullgare në Shkup për shkak të mundësisë së arratisjes dhe se do ta përsëriste krimin.

“Më 11 janar, i dyshuari, nga urrejtja, dëmtoi derën hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë, duke thyer xhamin e derës me një gur dhe duke u larguar menjëherë në drejtim të panjohur”, njoftuan autoritetet.

Të dielën, banori i Shkupit theu derën hyrëse të Ambasadës së Bullgarisë në qendër të Shkupit.

Incidenti u konfirmua nga fotot dhe videot, të publikuara nga Ministria e Punëve të Jashtme Bullgare, e cila reagoi ashpër, duke e vlerësuar ngjarjen si një sulm ndaj misionit diplomatik të vendit. Në video, sulmuesi i afrohet ambasadës dhe godet fort derën, pas së cilës largohet./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.