Vetura që u gjet e djegur mëngjesin e sotëm, në oborrin e Bibliotekës Kombëtare, i përket profesoreshës universitare, Njomza Llullaku.
IndeksOnline raporton se vetura u përfshi nga zjarri sot rreth orës 4 të mëngjesit, në rrethana akoma të paqarta.
Teksa policia ka nisur hetimet mbi zjarrin, Llullaku raportohet të jetë jashtë Kosovës.
Ajo kishte parkuar veturën në lokacionin e apostrofuar ditën e 17 nëntorit, për t’u nisur më pas në një udhëtim zyrtar jashtë vendit.
Në vendin e ngjarjes aktualisht janë ekipet e hetuesisë, që po trajtojnë rastin./IndeksOnline/
Digjet një veturë në oborrin e Bibliotekës Kombëtare
Burimi: indeksonline.net ↗

