KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tentoi t’i ikte policisë në Kaçanik, arrestohet 18-vjeçari i dënuar me një vit burgim

Tentoi t’i ikte policisë në Kaçanik, arrestohet 18-vjeçari i dënuar me një vit burgim

Arrestohet një person në Kaçanik i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Mbrëmë rreth orës 23:30, në rrugën “Arbëria” në Kaçanik, Njësiti për Reagim të Shpejtë së ka ndaluar një veturë të dyshuar të tipit “Opel Corsa”.

Gjatë verifikimit të një personi E.B (18-vjeç), ka rezultuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore e Ferizajt, me dënim prej një viti burgim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

I dyshuari, pas një tentimi për t’u larguar dhe ndjekjes nga policia në një distancë prej rreth dy kilometrash, është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik.

Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është  dërguar për vuajtjen e dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe në arrestimin e personave të kërkuar./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.