KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gratë deputete dhe asambleistet mblidhen për të diskutuar për dhunën ndaj grave, drejtësinë dhe fuqizimin në vendimmarrje

Gratë deputete dhe asambleistet mblidhen për të diskutuar për dhunën ndaj grave, drejtësinë dhe fuqizimin në vendimmarrje

Grupi i Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës do të organizojë sot Asamblenë e Grave Parlamentare dhe Asambleiste, në kuadër të hapjes së fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Aktiviteti do të mbahet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, nga ora 10:00 deri në 14:00, me temën “Të sigurojmë drejtësi, të mbrojmë të mbijetuarat dhe t’i japim fund pandëshkueshmërisë”.

Sipas agjendës, ky takim do të bashkojë gratë deputete dhe asambleistet nga niveli lokal, me qëllim diskutimin e mënyrave se si bashkëpunimi ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal mund të ndikojë në hartimin e politikave, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe fuqizimin e rolit të grave në institucione.

Në fokus të diskutimeve do të jenë tri fusha kryesore: siguria publike, fuqizimi ekonomik i grave dhe pjesëmarrja politike.

Në hapje të aktivitetit, fjalën e mirëseardhjes do ta mbajë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ndërsa fjalën hyrëse do ta ketë Arijeta Rexhepi, kryesuese e Bordit të Grupit të Grave Deputete.

Paneli i parë, i cili do të zhvillohet nga ora 10:30 deri në 11:10, do të trajtojë temën “Siguri që mundëson pjesëmarrje: Gratë në hapësirat publike, online dhe në shtëpi”.

Ky diskutim synon të identifikojë rekomandime konkrete për Kuvendin e Kosovës dhe kuvendet komunale, me fokus në përfshirjen e sigurisë së grave në planifikimin urban, si dhe përmirësimin e raportimit dhe reagimit institucional. Në këtë panel do të marrin pjesë deputetja Besa Kabashi Ramaj dhe asambleistja e Istogut, Abetare Sutaj, ndërsa diskutimin do ta moderojë deputetja Adelina Tershana.

Nga ora 11:10 deri në 11:45, do të diskutohet për “Rolin e legjislativit në fuqizimin ekonomik të grave”. Paneli do të shqyrtojë se çfarë mund të bëjnë Kuvendi i Kosovës dhe kuvendet komunale përmes politikave, buxheteve dhe mbikëqyrjes, për të zgjeruar mundësitë e grave në punësim, sipërmarrje, qasje në financim dhe rrjete profesionale.

Në këtë diskutim do të marrin pjesë deputetja Teuta Haxhiu dhe asambleistja e Dragashit, Afrore Vejseli, me moderim nga deputetja Janina Ymeri.

Pas drekës dhe rrjetëzimit, të paraparë nga ora 12:00 deri në 13:00, aktiviteti do të vazhdojë me panelin “Përfaqësim me ndikim: Zëri i grave në vendimmarrjen lokale”.

Ky panel do të fokusohet në mënyrat për t’i bërë konsultimet komunale më të qasshme dhe për të përcjellë se si propozimet e grave reflektohen në vendimet dhe buxhetet komunale. Pjesëmarrëse do të jenë asambleistet Vanesa Sadriu Topojani nga Ferizaj, Sevil Kazaz nga Prizreni dhe Alberina Lokaj nga Deçani. Diskutimi do të moderohet nga deputetja Emilija Rexhepi.

Aktiviteti do të përmbyllet në orën 13:40, me fjalën përmbyllëse të Arijeta Rexhepit, ku do të bëhet përmbledhja e diskutimeve dhe përcaktimi i hapave të ardhshëm.

Asambleja organizohet nga Grupi i Grave Deputete dhe mbështetet nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.