Përfaqësuesja e Puerto Rikos, Jennifer Barreto, u kurorëzua mbrëmë si “Miss Universe 2026”.
Edicioni jubilar i 75-të i konkursit të bukurisë u mbajt të martën në mbrëmje në San Juan, në Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot.
Barreto, 27 vjeç, është psikologe dhe punonjëse sociale me profesion.
Ajo madje është gruaja e parë nënë që fiton titullin Miss Universe, duke shënuar kështu një rekord unik.
Jennifer ka një vajzë, Penelope.
Asaj iu dorëzua kurora nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch.Galeria
Barreto përfaqësoi ishullin e saj të lindjes para publikut vendas.
Fitorja e saj i dha Porto Rikos kurorën e gjashtë të Miss Universe. Përpara saj, këtë kurorë e fituan Marisol Malaret (1970), Deborah Carthy-Deu (1985), Dayanari Torres (1993), Denise Quiñones (2001) dhe Zuleyki Riveri (2006). Përfaqësueset e Filipineve, Zelandës së Re, Venezuelës dhe Republikës Dominikane hynë në pesëshen më të mirë.
Midis 117 garuesve të këtij viti ishin 22 mastera, pesë doktoresha dhe dhjetë nëna.

