KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

KOSTT paralajmëroi reduktime, disa lagje për më shumë se një orë pa rrymë

KOSTT paralajmëroi reduktime, disa lagje për më shumë se një orë pa rrymë

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT) ka njoftuar se është i detyruar të aplikojë reduktime të rrymës për shkak të mbingarkesës së rrjetit energjetik.

Sipas KOSTT, janë detyruar të kufizojnë ngarkesën për të ruajtur sigurinë e sistemit.

Si pasojë, disa lagje në kryeqytet për më shumë se një orë kanë mbetur pa rrymë.

Sipas njoftimit, gjatë së mërkurës, Zona e Kontrollit e KOSTT-it po operon me jo-bilanca të mëdha dhe të vazhdueshme, të cilat në orë të caktuara tejkalojnë mbi 200 megavat.

KOSTT ka bërë të ditur se, në përputhje me përgjegjësitë e tij si operator i sistemit dhe tregut, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për stabilizimin e sistemit, përfshirë aktivizimin e shërbimeve ndihmëse të balancimit dhe organizimin e ankandeve brendaditore.

Megjithatë, për shkak të dallimit të madh ndërmjet nominimeve të deklaruara dhe konsumit real, këto masa nuk kanë qenë të mjaftueshme për të eliminuar jo-bilancat e krijuara.

Sipas KOSTT-it, këto devijime po ndikojnë negativisht në rrjetin interkonektiv evropian, duke rritur rrezikun për stabilitetin e sistemit elektro-energjetik dhe duke mundësuar pasoja serioze, përfshirë masa ndëshkuese dhe rrezikimin e Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E.

Në këto rrethana, për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit dhe mbrojtjen e integritetit të rrjetit, KOSTT ka theksuar se do të aplikojë kufizime të ngarkesës sipas nevojës dhe në përputhje me përgjegjësitë ligjore dhe operative.

Institucioni ka shtuar se, me përmirësimin e situatës dhe stabilizimin e balancimit të sistemit, do të ndërmerren menjëherë veprimet e nevojshme për rikthimin e operimit normal.

Ndryshe, gjatë orëve të mëngjesit disa lagje në kryeqytet nuk kanë pasur energji mbi 1 orë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.