Real Madrid ka kompletuar përmbysjen e madhe ndaj PSV-së, duke kaluar në epërsi 2-1 në kuadër të xhiros së pestë në fazën e ligës të UEFA Champions League, shkruan IndeksOnline.
Protagonist absolut i këtij rikthimi është Jude Bellingham, i cili në minutën e 60-të realizoi një super gol për t’i dhënë avantazhin “Mbretërve”. Mesfushori anglez, i cili u inkuadrua në lojë në fillimin e pjesës së dytë (46′) në vend të Aurelien Tchouameni, shpagoi menjëherë besimin duke dërguar topin në rrjetë për 2-1.
Ky gol kompletoi reagimin e fuqishëm të Real Madridit në fraksionin e dytë, pasi më herët në minutën e 50-të, Federico Valverde kishte barazuar shifrat në 1-1 pas një asistimi nga Arda Guler.
Kujtojmë se pjesa e parë kishte folur për mysafirët nga Holanda, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 32-të me golin e Ivan Perisic nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë, tri zëvendësimet e menjëhershme në pushim (Konate, Bellingham dhe Huijsen) ndryshuan tërësisht fytyrën e skuadrës madrilene.
🚨🇪🇺 | GOAL: JUDE BELLINGHAM SEALS THE COMEBACK FOR REAL MADRID! HEY JUDE!
FROM 0-1 TO 2-1! ANOTHER REMONTADA!
Real Madrid 2-1 PSV. https://t.co/eHuFFpMt0e
— TheGoalsZone (@TheGoalsZone) November 24, 2026

