KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Mungesa e infermierëve rëndon spitalet në RMV, kërkohet zgjidhje sistemore

Mungesa e infermierëve rëndon spitalet në RMV, kërkohet zgjidhje sistemore

Në Maqedoni te Veriut Mungesa e personelit shëndetësor krijon mbingarkesë në punë dhe kushteve të vështira në spitale si dhe shqetësim serioz ndaj pacientëve. Mungesa e shërbimit adekuat nëpër spitali, nuk duhet të trajtohet vetëm me individët, por kërkohet zgjidhje sistemore.

“Erdhëm në momentin për të cilin gjatë gjithë kohës lidhja jonë ka paralajmëruar dhe treguar se mungesa e kuadrit dhe mos zgjidhja e statusit të tyre si infermiere nëpër spitale. E gjithë barra i bie pacientëve dhe nga këtu erdhëm deri te momenti që ndjesia që përjetojmë është dënimi më i madh”, deklaroi Godrana Beshliovska udhëheqëse e infermierisë dhe avokate e kujdesit shëndetësor në Maqedoni të Veriut.

Beshliovska shtoi se problemet në shëndetësi do të zgjidhen kur infermierëve do t’i jepet statusi i merituar.

“Presin për një kohë të gjatë për të gjetur punë dhe kur arrijnë të punësohen në spitale, shpesh, fillimisht punojnë me kontratë në vepër për të fituar përvojë dhe shumë shpejt largohen dhe aplikojnë në konkurset e hapura në rajon në të gjitha spitalet, ku spitalet vazhdimisht kanë konkurse të hapura për punësim”, tha Gordana Beshliovska.

Derisa kërkojnë paga dinjitoze, njohje të kualifikimeve dhe përcaktim të qartë të përgjegjësive, paralajmërimi i tyre është i qartë, pa zgjidhje sistemore, sistemi shëndetësor rrezikon të humbasë edhe më shumë nga ata që kujdesen çdo ditë për shëndetin e pacientëve./Alsat/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.