KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti i parë i ndryshimeve tashmë është përgatitur dhe se në dhjetor pritet të ndërmerret një nismë tjetër ligjore, me synimin që ligji i plotë të hyjë në fuqi.

Tahiri, i ftuar në "Debat Plus", u shpreh se ligji i ri do të jetë sipas kërkesës së ekspertëve që e përcjellin dhe njohin procesin në Hagë.

“Drafti i parë veç është tash dhe në grupin strategjik do të diskutohet dhe aty, përmes grupit të deputetëve, do të niset nisma tjetër ligjore, që besoj se brenda muajit dhjetor do të jetë ligji i plotë në fuqi, sipas kërkesës së atyre që e përcjellin procesin dhe vlerësojnë se do të jetë ligj që i kontribuon procesit”, u shpreh Tahiri.

Ai pranoi se vendimi për kthimin e ligjit ka pasur kosto politike për PDK-në, por tha se kjo është bërë me vetëdije dhe me qëllim që të kontribuohet në procesin gjyqësor në Hagë.

“Është një goditje politike për PDK-në që është bërë me vetëdije, por në shërbim të diçkaje për të cilën realisht jemi të angazhuar. Kjo nuk ka qenë agjendë politike as kauzë politike, por kauzë kombëtare”, deklaroi Tahiri.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.