KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashi: Kosova s’ka pasur kthim prapa, por ngadalësim të reformave si pasojë e bllokadës institucionale

Gashi: Kosova s’ka pasur kthim prapa, por ngadalësim të reformave si pasojë e bllokadës institucionale

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, duke komentuar Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian për Kosovën, ka thënë se vendi nuk ka shënuar regres, por ka pasur ngadalësim të reformave si pasojë e bllokadës institucionale.

E ftuar në emisionin “Gazeta”, Gashi ka theksuar se mungesa e funksionalitetit të Kuvendit dhe kufizimet e Qeverisë në detyrë kanë ndikuar në ritmin e zbatimit të reformave.

“Kur e shohim progresin, raporti reflekton që, e para dhe më e rëndësishmja, Kosova nuk ka pasur asnjë kthim prapa. Përkundër bllokadës institucionale që kemi pasur në vendin tonë, nuk ka pasur kthim mbrapa. Mirëpo, ajo që ka pasur në këta 12 muaj është ngadalësim i reformave si rezultat i bllokadës”, ka deklaruar Gashi.

Ajo ka shtuar se një ndër arsyet kryesore të këtij ngadalësimi ka qenë pamundësia e Kuvendit për të miratuar ligje, si dhe kufizimet me të cilat është përballur Qeveria në detyrë.

Gashi ka thënë se përgjegjësia për situatën e krijuar nuk mund t’i atribuohet vetëm një subjekti politik, duke përmendur edhe proceset e përsëritura zgjedhore.

“E kuptoj që opozita e ka fajësuar vazhdimisht mazhorancën në këtë rast, mirëpo kemi pasur tri palë zgjedhje, pa dëshirën tonë. Kemi kërkuar zgjidhje, edhe kjo zgjidhja e fundit ishte jashtë mundësive tona për të ecur përpara. Kështu që kostoja ndahet ndërmjet të gjitha grupeve parlamentare”, ka thënë ajo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.