Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë po vazhdojnë të shënojnë rënie.
Eksperti i sektorit të naftës, Fadil Berjani, ka bërë të ditur se çmimi i naftës ka zbritur në 1.69 euro për litër, ndërsa benzina po shitet me 1.34 euro për litër, shkruan IndeksOnline.
Rënia e çmimeve është vërejtur edhe gjatë ditës, kur nafta shitej me 1.71 euro për litër, ndërsa benzina me 1.39 euro.
Kështu, brenda ditës, çmimi i naftës ka rënë edhe për dy centë, ndërsa ai i benzinës për pesë centë për litër, sipas të dhënave të publikuara nga Berjani.
Burimi: indeksonline.net ↗

