Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka sjellë një risi në seancën stërvitore të së martës në Baku, në prag të përballjes së rëndësishme ndaj Sabahut.
Në stërvitjen e zhvilluar nën urdhrat e teknikut gjerman është bashkuar edhe sulmuesi i ri nga Salou, Òscar Gistau, i cili e ka përfunduar me sukses të gjithë seancën krah ekipit të parë, transmeton IndeksOnline.
Talenti katalanas kishte udhëtuar me ekspeditën e klubit për të luajtur në ndeshjen e së mërkurës në kuadër të UEFA Youth League, por mori ftesën nga Flick për t’u stërvitur me skuadrën seniore.
Burimi: indeksonline.net ↗

