KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zyrtare: FC Prishtina blindon dy talentet e skuadrës deri në vitin 2030

Zyrtare: FC Prishtina blindon dy talentet e skuadrës deri në vitin 2030

FC Prishtina ka njoftuar zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit me dy futbollistët e rinj dhe perspektivë, Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti.

Të dy lojtarët kanë nënshkruar kontrata të reja afatgjata, të cilat do t’i mbajnë ata të lidhur me klubin bardhekaltër deri në vitin 2030, transmeton IndeksOnline.

Ky hap vjen si shenjë vlerësimi për potencialin e tyre, punën e treguar dhe kontributin e dhënë me fanellën e skuadrës kryeqytetase.

Rinovim i kontratave deri në vitin 2030 konfirmon edhe një herë orientimin e FC Prishtinës për të investuar dhe mbështetur talentet e reja, duke u dhënë atyre hapësirë dhe stabilitet për të qenë pjesë e projektit afatgjatë të klubit dhe e së ardhmes së futbollit kosovar. / IndeksOnline /

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.