KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

De Jong: “Mungesa e Lamine do të jetë e dukshme, por kemi skuadër plot talentë”

De Jong: “Mungesa e Lamine do të jetë e dukshme, por kemi skuadër plot talentë”

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, ka folur para ndeshjes së Ligës së Kampionëve për mungesën e Lamine Yamal dhe ka pranuar se skuadra do ta ndiejë humbjen e tij.

“Do të jetë e dukshme. Nuk do ta kemi talentin e tij dhe shanset që krijon”, ka thënë holandezi. Ai ka shtuar se skuadra ka mjaftueshëm cilësi për ta kompensuar boshllëkun: “Megjithatë, kemi një skuadër plot talente dhe duhet të jemi në gjendje ta fitojmë ndeshjen e nesërme edhe pa Lamine”.

Yamal nuk udhëtoi me skuadrën për në Baku për shkak të një problemi në kyçin e këmbës, siç bëri të ditur klubi katalan të hënën. Barcelona, sipas mediave spanjolle, ka zgjedhur ta mbrojë shëndetin e lojtarit përpara ndeshjes së radhës në La Liga kundër Deportivo La Coruña.

Barcelona përballet me Sabah FK të mërkurën, më 25 nëntor, në Stadiumin Olimpik të Bakusë, në xhiron e pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Ndeshja fillon në orën 18:45 sipas kohës në Shqipëri dhe Kosovë (21:45 sipas kohës lokale në Baku).

Skuadra azere e ka vështirësuar rrugën në këtë edicion: ka vetëm një fitore dhe tri humbje në katër ndeshje, me 3 pikë. Humbja e fundit ishte 1-4 në udhëtim te Viking.

Për Barcelonën, fitorja në Baku do të ishte një hap i rëndësishëm drejt kualifikimit, ndërsa mungesa e Yamal do t’i jep mundësi një tjetër lojtari të shfaqet në formacion/IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.