KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Spalletti e quan “gjeni”, por Juventusi mund ta shesë Edon Zhegrovën

Spalletti e quan “gjeni”, por Juventusi mund ta shesë Edon Zhegrovën

Pavarësisht vlerësimeve të mëdha nga trajneri Luciano Spalletti, e ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi vazhdon të mbetet e pasigurt.

Trajneri italian e cilësoi reprezentuesin e Kosovës si “gjeni” pas paraqitjes së tij kundër Venezias në fundjavë.

Megjithatë, sipas raportimeve të mediave italiane, drejtuesit e Juventusit janë të gatshëm ta shqyrtojnë largimin e Zhegrovës, nëse pranojnë një ofertë që plotëson kërkesat e tyre financiare.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, konkurrenca e madhe në repartin ofensiv është një nga arsyet që mund ta shtyjë klubin torinez drejt shitjes së futbollistit 27-vjeçar.

Për shërbimet e yllit kosovar raportohet se kanë shprehur interesim disa klube nga Arabia Saudite, Franca dhe Turqia.

Ndërkohë, Zhegrova të dielën arriti për herë të parë të kompletonte një ndeshje me fanellën e Juventusit, në përballjen ndaj Venezias.

Mbetet të shihet nëse paraqitjet e tij do të ndikojnë në planet e drejtuesve të klubit për të ardhmen e tij në Torino.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.