Mbrëmjën e së hënës, Jona u eliminua nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke lënë pas shtëpinë dhe banorët e tjerë.
Në lidhje me qëndrimin e saj në shtëpi dhe historinë me Doresën dhe Lelën, e cila u bë e njohur brenda shtëpisë, Jona ka folur në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova.
E pyetur për reagimet në Prime-in e saj, ku u kritikua për bullizimin e drejtpërdrejtë ndaj Doresës, ajo e arsyetoi reagimin e saj me faktin se, në atë moment, kjo e fundit ia riktheu periudhën kur ishte 16-17 vjeçe dhe përjetimet e asaj kohe.
“Reagova qashtu se përnjëmend, kur e pashë aty në ekran, menjëherë më ktheu në atë kohë, e ktheu atë Jonën 16-17-vjeçare që u kon dhe veç m’i kujtoi ato sene që m’i ka bo. Ajo përnjëmend kurrë s’më ka lënë rahat, tërë kohën sulmonte pak nga pak”.
Jona tregoi se kjo pjesë e së kaluarës së saj nuk kishte qenë pjesë e ndonjë plani për t'u rrëfyer brenda shtëpisë, ndonëse ishte e vetëdijshme se kjo histori mund të rikthehej nga jashtë.
“Kam thënë që mundet me ndodhë, kam me u përballë me këtë sen, se kanë me ma pru prej jashtë, por unë me planifiku me pru atë sen brenda, asnjë moment”, deklaroi ajo në Klan Kosova.
Për më shumë, ndiqni linkun e mëposhtëm:

