KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Delegacioni i UEFA-s viziton Kosovën, fokusi te stadiumi i ri në kryeqytet

Delegacioni i UEFA-s viziton Kosovën, fokusi te stadiumi i ri në kryeqytet

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe kryetari i Komitetit për Stadiume dhe Siguri, Petr Fousek, së bashku me drejtorin e Programit HatTrick dhe të Zhvillimit të Federatave Kombëtare, Thierry Favre, kanë realizuar një vizitë dyditore në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), përcjell IndeksOnline.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i UEFA-s, i shoqëruar nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, u prit në takim nga ministri i Sportit, Blerim Gashani.

Në fokus të bisedimeve ishin zhvillimi i infrastrukturës së futbollit, investimet strategjike dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

Ministri Gashani vlerësoi rrugëtimin dhjetëvjeçar të Kosovës në UEFA dhe punën e FFK-së, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të bëhet i ditur lajmi për fillimin e ndërtimit të stadiumit nacional.

Nga ana e tij, Petr Fousek rikonfirmoi mbështetjen e UEFA-s për FFK-në dhe presidentin Ademi, duke nënvizuar nevojën e përkrahjes shtetërore për projektet infrastrukturore. Ndërkaq, Thierry Favre veçoi Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali si një nga projektet më të rëndësishme zhvillimore në vend.

Më pas, zyrtarët e lartë të UEFA-s vizituan nga afër Kampin Nacional në Hajvali si dhe stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për të parë kushtet dhe kapacitetet aktuale ku zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare.

Vizita u përmbyll me një takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ku u diskutua për domosdoshmërinë e ndërtimit të një stadiumi të ri dhe modern në kryeqytet.

Palët vlerësuan se një stadium që përmbush standardet më të larta të UEFA-s do t’i hapte rrugë Prishtinës dhe Kosovës që në të ardhmen të mirëpresin ngjarje të mëdha ndërkombëtare, përfshirë edhe finalet e garave të UEFA-s. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.