Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka deklaruar në konferencën për shtyp se futbollistët e tij nuk kanë nevojë për motivim shtesë kur bëhet fjalë për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, por ka kërkuar përqendrim maksimal ndaj kundërshtarit të radhës, Sabahut.
Tekniku gjerman vlerësoi lart entuziazmin e ekipit kundërshtar para ndeshjes ndaj Sabah FC, duke theksuar se skuadra e tij duhet të futet në fushë me të njëjtën uri dhe mentalitet fitues, përcjell IndeksOnline.
“Nuk mendoj se lojtarët kanë nevojë për motivim. Është Liga e Kampionëve. Sabahu do të jetë jashtëzakonisht i motivuar dhe ne duam që lojtarët tanë të kenë të njëjtin mentalitet”, u shpreh Flick para përballjes së nesërme. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

