KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Influencerja që paralajmëroi vdekjen e saj

Influencerja që paralajmëroi vdekjen e saj

Influencerja Christie Miller ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit në stadin e katërt. Para se të ndahej nga jeta, ajo kishte regjistruar një video prekëse, përmes së cilës u la një mesazh të fundit ndjekësve të saj.

E veshur me një bluzë shumëngjyrëshe, Christie shfaqet para kamerës duke thënë fjalët që prekën mijëra njerëz: “Nëse po e shihni këtë video, do të thotë se unë kam vdekur”, shkruan TMZ.

Ajo ishte diagnostikuar me kancer të gjirit HER2-pozitiv në stadin e katërt në qershor të vitit 2022. Nuk dihet saktësisht se kur është regjistruar videoja, por mesazhi i saj i fundit është bërë publik pas ndarjes së saj nga jeta të hënën.

Në vijim, videoja shoqërohet me pamje të Christies dhe bashkëshortit të saj të ndjerë, Mark, nën tingujt e këngës “Reunited” nga Peaches & Herb. Mark ndërroi jetë në qershor të vitit 2025, pas betejës me kancerin e pankreasit. Çifti kishte kaluar së bashku 36 vite martesë.

Në mesazhin e saj, Christie shprehet se tashmë është ribashkuar me bashkëshortin, babanë dhe njerëzit e tjerë të dashur që kishte humbur, duke e përshkruar gjendjen e saj si një “lumturi absolute”.

Ajo theksoi se nuk kishte asnjë pendesë për mënyrën se si kishte jetuar jetën dhe, ndonëse e dinte se largimi i saj do t’u shkaktonte dhimbje ndjekësve, i inkurajoi ata të mos përqendroheshin vetëm te humbja, por të kujtonin me gëzim momentet që kishin ndarë së bashku.

Mesazhi i saj i fundit ishte një këshillë për të gjithë: të mos shqetësohen për mendimin e të tjerëve, të përballen me frikërat dhe të mësojnë të gjejnë lumturinë edhe në gjërat më të vogla të përditshmërisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.